Video

15/03/2014 22:18:05

Futboll Femra: Fitojnė Jubani dhe Vllaznia. Kinostudio mund Tirana As

Vllaznia vijon pathyshmerin nė transferten e Fierit fiton ndaj Apollonis 0-4, Juban Danja arrin fitoren e 2-tė rradhazi duke mundur Shkėndijen e Durresit 7-0, nė kryeqytet ka spektakėl Kinostudio fiton derbin ndaj Tirana As 5-1






HermesNews - Vllaznia vijon pathyshmerin. Sot ka fituar nė transferten e Fierit pėrball ekipit vendas Apollonia me rezultatin 0-4. Golat nė kėtė takim pėr Vllaznin u shėnuan: 1 gol Desantila Hoxha, 1 gol Uendi Muja, 1 gol Jesmira Tula dhe 1 gol Arlinda Gruda. Duke u konfirmuar ekipi kampjon pėr kėtė sezon ne futbollin pėr femra. Nė javen e ardhshme Vllaznia udhėton nė njė tjetėr transfert ferri nė kryeqytet pėrball ekipit tė Kinostudio qė ndodhet nė vendė tė 2-tė dhe qė sot ka mundur Tirana As. Kjo ndeshje cilėsohet finalja e kėtij kampjonati pėr titull kampjon.

Juban Danja vazhdon ecurin e rezultateve pozitive nė kėtė kampjonat tė femrave. Sot nė Shkoder Juban Danja arrin fitoren e 2-tė rradhazi. Sot ajo ka mundur ekipin e Shkėndijes sė Durresit me rrezultatin 7-0. Golat nė kėtė takim u shėnuan nga: 2 gola Klaudia Rrotani, 2 gola Emanuela Jaku, 1 gol Paula Jaku, 1 Gol Ajdena Mustafaj dhe 1 gol Ina Rripaj. Nė kėtė takim vlen tė pėrmendet sė janė gjuajtur 3 penallti, 2 penallti humbet Juban Danja dhe 1 penallti pėr Shkendijen. Me kėtė fitore Juban Danja konfirmon ambicjet pėr vendin e 3-tė zėnė sot nga Tirana As qė ka humbur pėrball ekipit tė Kinostudios.

Dy gėzime nė njė ditė pėr Kinostudio femra. E para mundė nė derbin e kryeqytetit Tirana As 5-1. Golat nė kėtė takim u shėnuan pėr Kinostudion: 2 gola nga Arta Rama, 1 gol Blerina Musa, 1 gol Cyme Lulaj dhe 1 gol Desantila Koldashi golin e nderit nė kėtė takim pėr Tirana As e shėnon Anela Vishkulli. Kinostudio me kėtė fitore mban hapin e ekipit tė Vllaznis nė garen pėr titull. Javen e ardhshme keto ekipe do ndeshen nė kryeqytet nė njė pėrballje decizive pėr fitimin e titullit kampjon nė futboll femra. Kjo fitore sipas kapitenes Ester Pocesta pėrvecse i mban afer Vllaznis nė garen pėr titull i dedikohet si dhurat dhe shoqes dhe futbollistes sė tyre Ambra Gjegji qė sot ka festuar ditėlindjen e saj, duke i uruar nė emer tė ekipit sa mė shumė fat e suksese nė karrieren sportive tė saj.


Arbėr Meēenovi